Lojtarët e Skënderbeut nuk do të jenë shqiptarët e vetëm sot në Europa League. Në sfidat e tjera të këtij kompeticioni do të luajnë gjithashtu dhe Lazio e Thoma Strakoshës si dhe Atalanta e Etrit Berishës.
Lazio do të përballet sot me Vitessen e Milot Rashicës dhe priten që shqiptarët e të dyja ekipeve të luajnë që nga minuta e parë për sfidën e Grupit K.
Nga ana tjetër, Atalanta do të përballet sot me Evertonin e Wayne Rooneyt, i cili do të përpiqet t’i shënojë gardianit kuqezi.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: