Punonjësit e stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër kanë katër muaj pa u paguar, duke krijuar një gjendje alarmante. Stadiumi “Loro Boriçi” ka qenë prej inaugurimit të tij objekt debatesh e replikash mes Bashkisë Shkodër dhe FSHF-së, për çështjen e administrimit.
Punonjësit e stadiumit sipas “Shkodranews” nuk prononcohen zyrtarisht për mungesën e rrogave, por kjo pritet të sjellë probleme.
Muajin e ardhshëm në impiantin e Shkodrës do të luhet sfida mes Shqipërisë dhe Italisë. Por nëse do të vazhdojë të jetë kjo gjendje, atëherë rrezikohet organizimi i ndeshjes së Kombëtares në “Loro Boriçi”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: