ZYRTARE/ Kalon testet mjekësore, Real Madrid nënshkruan me këtë lojtar

ZYRTARE/ Kalon testet mjekësore, Real Madrid nënshkruan me këtë lojtar

15:48, 14/09/2017

Real Madrid po investon për të ardhmen. Presidenti i Gremio Novorizontino, Genilson da Rocha Santos ka njoftuar se talenti i ri Rodrigo Rodrigues ndodhet në Madrid për të kryer testet mjekësore me klubin e ri, shkruan agjencia e lajmeve “Goal.com”, raporton SYRI.net.

“Rodrigo është në Madrid duke i kryer testet mjekësore, dhe nëse nuk ndodh diçka e papritur, ai do të nënshkruajë për gjashtë vjet me Real Madridin”, ka thënë Rocha Santos.

Mesfushori ofanziv, vetëm 17 vjeç ende nuk ka zënë vend në ekipin e parë të Gremios, por fitoi vëmendje vitin e kaluar kur debutoi ndaj Santosit.

/ SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco