ZYRTARE/ Marcelo rinovon me Realin: Me fat që jam në këtë klub të madh

ZYRTARE/ Marcelo rinovon me Realin: Me fat që jam në këtë klub të madh

15:22, 14/09/2017

Marcelo ka rinovuar kontratën me Real Madridin deri në qershor të vitit 2022.

Lajmi është konfirmuar nga Real Madridi që prezantoi lojtarin brazilian gjatë një konferencë për media në “Santiago Bernabeu”, shkruan SYRI.net.

“Është krenari e madhe të hysh në historinë e këtij klubi të madh. Jam shumë i lumtur dhe me fat që jam në këtë klub të madh siç është Real Madridi. Jam shumë i lumtur që kam 10 vjet këtu dhe që tani kam rinovuar kontratën. Më është plotësuar ëndrra dhe familja ime është shumë e lumtur për mua”, u shpreh ai.

Marcelo është pjesë e Realit që nga viti 2006 ku ka bërë 414 ndeshje në gjitha garat, duke shënuar 28 gola.

/ SYRI.net /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco