E ardhmja e Carlo Ancelottit, në dyshim

E ardhmja e Carlo Ancelottit, në dyshim

14:54, 14/09/2017

E ardhmja e Carlo Ancelotit në dyshim. Drejtuesit e kampionëve të gjermanisë mesa duket janë të pakënaqur nga forma jo e mirë që po tregon skuadra. Humbja e fundit ndaj Hoffenheim ka rritur disi notat kritike. Pavarësisht se me lojë, bavarezët bindën, mungesa e rezultatit pozitiv konsiderohet si dicka e patolerueshme.

Të gjithë këto faktorë kanë bërë që në drejtim të teknikut italian kanë lindur pikëpyetje për të ardhmen e tij. Gjithashtu dhe debatet mes Ancelotit dhe sulmuesit Thomas Muller, kanë krijuar një ambjent jo të gjetë në radhët e bavarezëve, shkruan supersport.

Mediat gjermane, raportojnë se me shumë mundësi Carlo Anceloti do të vazhdojë të jetë numri një i stolit të Bayernit deri në fund të sezonit edhe pse nuk përjashtohet mundësia e largimit të tij në mes të kampionatit, gjithmonë nëse skuadra nuk bind me lojë edhe rezultate në Bundesligë dhe Champions League. Kandidati më potencial për të zënë vendin e 58-vjecarit është ai i trajnerit të Hoffenheim Julien Nagelsmann.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco