Aksidental? Rrëfehet Zappacosta: Ja si e shënova golin më të bukur në Champions

Aksidental? Rrëfehet Zappacosta: Ja si e shënova golin më të bukur në Champions

14:18, 14/09/2017

Mbrojtësi italian i Chelseas, Zappacosta ka shënuar një ndër golat më të çmendur në përballjen kundër Qarabagut të vlefshme për fazën e grupeve të Champions Leagues.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, italiani konfirmoi se ajo ishte mbrëmja më e bukur e karrierës së tij, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Davide Zappacosta ka treguar edhe mënyrën si ekzekutoi atë supergol që shumë prej analistëve e cilësuan si aksidental.

"Sinqerisht, para se të gjuaja unë isha duke parë brenda zonës mos kishte ndonjë shok të skuadrës për t’ia pasuar topin atij. Pastaj e gjuajta topin dhe në atë moment nuk kuptova asgjë. Kam kaluar në një ekstazë të vërtetë kur pashë që topi u ndal në rrjetë, shkova të festoja me tifozët dhe shokët e skuadrës. Ishte kaos total, por një kaos i bukur”, tha fillimisht ai.

"Nata më e mirë e karrierës? Pa asnjë dyshim. Unë kurrë nuk kam përjetuar një histori si kjo. Debutimi i im në Champions League dhe ndeshja ime e parë për Chelsea në “Stamford Bridge” dhe një gol spektakolar. Të gjitha ishin në perfeksion.

"Je lojtari i 100-të italian që shënon në Champions League? Unë në fakt nuk e dija këtë, kjo e bën edhe më të përsosur këtë mbrëmje magjike dhe të paharrueshme. Shpresoj që të mos zgjohem dhe të kuptoj se ishte një ëndërr!”, përfundoi rrëfimin ai.

Kujtojmë që Chelsea fitoi me rezultatin 6-0 përballë Qarabagut

/ SYRI.net /

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco