Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Milani i ri luan në Europa League, e pabesueshme çfarë po ndodh në Vienë

Milani i ri luan në Europa League, e pabesueshme çfarë po ndodh në Vienë

11:48, 14/09/2017

Në orën 19:00 Austria Vienna do të presë skuadrën e Milanit në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Europa Leagues.

Milani i ri tashmë çdo ditë dhe më shumë po rikthen interesin e madh të tifozëve kuqezinj për ta ndjekur skuadrën e zemrës në shkallët e stadiumit, shkruan “tuttomercatoëeb”m raporton SYRI.net.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Ernst Happel” , ndërsa mediat austriake kanë raportuar se rreth 40 mijë tifozë kuqezi ndodhen Prater për të mbështetur skuadrën e tyre.

Ky është një interes i jashtëzakonshëm i tifozëve të Milanit që kohët e fundit kishin boshatisur stadiumet.

Janë sërish mediat austriake ato që paralajmërojnë autoritetet të marrin masat për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Shumica e tifozëve të Milanit do ta shohin ndeshjen në ambientet sportive të qytetit pasi 40 mijë tifozët nuk mund të futen në stadiumin “Ernst Happel” që ka një kapacitet total prej 50 vendesh

Kujtojmë që sot në mbrëmje starton kompeticioni i dytë më i rëndësishëm evropian në rang klubesh.

/ SYRI.net /

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco