Dëmtim i rëndë, ja sa ndeshje do humbë Paul Pogba

Dëmtim i rëndë, ja sa ndeshje do humbë Paul Pogba

11:09, 14/09/2017

Dëmtimi i Paul Pogba nuk është i lehtë. Mesfushori francez do humbë të paktën pesë ndeshje me Manchester United.

Pogba do të mungoi në përballjet e muajit shtator dhe ato të fillimit të tetorit.

Gjatë kësaj kohe ai nuk do të mund të luaj në ndeshjet ndaj Everton, Burton Albion, Southampton, CSKA Moska, Crystal Palace, shkruan SYRI.net.

Rikthimi i tij do të jetë i dyshimtë për përballjen derbi ndaj Liverpoolit që do të zhvillohet me datë 14 tetor.

Kujtojmë që Pogba u detyrua të dalë nga loja në pjesën e parë në fitoren e lehtë të Manchester United kundër Basel me rezultatin 3-0.

/ SYRI.net /

Image

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment