Formacioni i Milanit në Europa League, mungojnë 3 ‘yje’

Formacioni i Milanit në Europa League, mungojnë 3 ‘yje’

09:38, 14/09/2017

Sot në mbrëmje starton kompeticioni i dytë më i rëndësishëm evropian në rang klubesh.

Në orën 19:00 Austria Vienna do të presë skuadrën e Milanit në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Europa Leagues.

Montella pritet të luajë me formacion 3-5-3 kundër Austria Vienna, shkruan SYRI.net.

Mediat italiane raportojnë se Haka Calhanoglut do t’i jepet një rol i lirë në këtë ndeshje, Ndërkohë, Andrea Conti, Ricardo Rodriguez dhe Fabio Borini nuk kanë udhëtuar për në Austri për këtë ndeshje, ndërsa Jack Bonaventura ende nuk është në formën më të mirë fizike.

Formacioni i mundshëm i Milani: G. Donnarumma; Zapata, Bonucci, Romagnoli; Abate, Kessie, Biglia, Calhanoglu, Antonelli; Kalinic, Andre Silva.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco