Del Piero habitet me Zidane

Del Piero habitet me Zidane

23:30, 13/09/2017

Ish-bashkëlojtari i Zinedine Zidane te skuadra e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka lavdëruar punën e mikut të tij si trajner i Real Madridit.

Del Piero ka dhënë një intervistë për “Sky Sports” ku ka folur për francezin dhe Real Madridin.

Ishte tronditëse mënyra e tij se si ai është bërë trajner i Real Madridit. Është e vërtetë që kam qenë atje para shumë viteve dhe se e kam njohur atmosferën në atë klub, por puna e trajnerit është krejtësisht e ndryshme. Jam i habitur pozitivisht nga ajo që Zidane ka arritur të bëjë me Real Madridin”, deklaroi legjenda e Juventusit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco