Kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi, ka dalë sot në një konferencë për shtyp në Kiev në prag të ndeshjes së parë të grupeve ndaj ukrainasve të Dinamos.
Portieri veteran nuk e ka cilësuar shitjen e Jarmolenkos te Dortmundi si ndonjë plus të madh për Skënderbeun, duke thënë se edhe korçarët kanë humbur shërbimet e Liridon Latifit.
Sigurisht që na munguan ndeshjet europiane. Ndoshta për mua ishte pak më e lehtë, sepse isha pjesë e kombëtares shqiptare. Mendoj se viti pa Europë na bëri më të fortë dhe më të uritur për fitore”, tha Shehi.
Shitja e Jarmolenkos te Dortmundi, favorizim për Skënderbeun?
Po është diçka pozitive për ne. Jarmolenko është një futbollist shumë i mirë që di t’i shkaktojë probleme mbrojtjes kundërshtare. Por këtë verë edhe nga ekipi jonë është larguar një lider, Liridon Latifi. Në këtë këndvështrim, jemi të barabartë”, theksoi portieri i korçarëve.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: