Daja u bën qejfin ukrainasve: Dinamo Kiev favorite ndaj Skënderbeut

Daja u bën qejfin ukrainasve: Dinamo Kiev favorite ndaj Skënderbeut

19:14, 13/09/2017

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka pranuar se për ekipin që ai drejton nuk është një gjë shumë e zakonshme që të luajë në këto nivele në Europë, edhe pse arrin në fazën në grupe për të dytën herë në tre vitet e fundit.

Në konferencën e sotme për shtyp, ai pranoi se ekipi i Dinamos së Kievit është favorit për këtë sfidë, por edhe se skuadra e tij do të luftojë për të marrë fitoren ndaj çdo rivali.

Nuk është diçka e zakonshme për ne të luajmë ndeshje në këto nivele, ndaj padyshim favorite për duelin është Dinamo. Por ne me siguri që do të kemi shanset tona dhe do të mundohemi të tregojmë lojën tonë. Edhe skuadrat e tjera në grup kanë më shumë eksperiencë, por do të luftojmë edhe me ta për t’u munduar që të marrim disa fitore”, tha Daja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco