Rezultate të papritura në Kupën e Shqipërisë, nënvlerësohet kompeticioni

Rezultate të papritura në Kupën e Shqipërisë, nënvlerësohet kompeticioni

18:41, 13/09/2017

U luajtën sot ndeshjet e para të turit të parë të Kupës së Shqipërisë në të dy grupet, A dhe B, shkruan SYRI.net.

Duket se disa prej skuadrave të Superiores e kishin nënvlerësuar kompeticionin, duke aktivizuar lojtarët rezervë. Si rrjedhojë pati dhe surpriza, siç është humbja e kampionëve në fuqi të Kukësit  1-0 me Egnatian.

Edhe Teuta u mund po me rezultatin 1-0 në fushën e Tërbunit të Pukës, duke dhuruar një tjetër surprizë.

Rezultatet

Grupi A

Egnatia–Kukësi 1-0

Tërbuni–Teuta 1-0

Kastrioti–Vllaznia 0-0

Besa–Tirana 1-2

Iliria–Kamza 0-2

Shënkolli–Besëlidhja 0-2

Burreli–Erzeni 2-1

 

Grupi B

Naftëtari – Partizani 2-6

Dinamo – Flamurtari 0-2

Turbina – Korabi 3-2

Apolonia – Lushnja 1-1

Tomori – Bylis 0-1 (E ndërprerë)

Shkumbini – Pogradeci 0-2

Elbasani – Luftëtari 0-3

Sopoti – Laçi 0-12

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco