Berisha apo Strakosha? Portieri shqiptar zgjidhet në formacionin e javës në Serie A

Berisha apo Strakosha? Portieri shqiptar zgjidhet në formacionin e javës në Serie A

18:22, 13/09/2017

Me pritjet spektakolare ndaj Sassuolos në fundin e ndeshjes, Etrit Berisha, jo vetëm që i dha fitoren Atalantës, por siguroi një vend në formacionin më të mirë të javës në kampionatin italian.

Gardiani kuqezi është zgjedhur në 11-shen më të mirë duke thyer edhe portierët më të famshëm të kampionatit si Shezni, Handanovic, Donnarumma apo Reina.

Sipas mediave italiane, ai ishte më shumë vendimtar edhe sesa Strakosha, i cili bëri pritje të mira ndaj Milanit, por nuk kishte aq shumë punë sa Berisha.

Në formacionin 3-4-3, përpara Berishës qëndrojnë Skrinjar, Astori dhe Benatia, ndërsa mesfusha përbëhet nga Alberto, Veretut, Barela dhe Verdi. Në sulm qëndrojnë Dybala, Callejon dhe Immobile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco