VIDEO/ A do ndëshkohet Higuain për gjestin ndaj tifozëve të Barcelonës? Vendim i papritur i UEFA-s

VIDEO/ A do ndëshkohet Higuain për gjestin ndaj tifozëve të Barcelonës? Vendim i papritur i UEFA-s

17:43, 13/09/2017

UEFA nuk do ta dënojë Higuainin pas veprimit që bëri ndaj tifozëve të Barcelonës. Ylli i Juventusit ka shmangur veprimet disiplinore nga UEFA për gjestin e tij ndaj fansave të Barcelonës të martën në Ligën e Kampionëve.

Ish-futbollisti i Real Madridit i kishte drejtuar gishtin e mesit fansave në “Camp Nou” dhe rrezikonte dënimin nga UEFA, por një gjë e tillë është mohuar nga institucioni më i madh i futbollit në Europë.

UEFA ka konfirmuar se nuk ka nisur asnjë procedurë disiplinore për ndeshjen Barcelona – Juventus, ku triumfuan spanjollët 3-0.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco