“Real Madridi bëri blerjen e shekullit kur nënshkroi me Toni Kroosin nga Bayern Munich në vitin 2014”, ka thënë agjenti i tij Volker Struth.
Mesfushori gjerman ka qenë lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën nga kryeqyteti spanjoll, duke i bërë 150 paraqitje që kur erdhi në klub për vetëm 25 milionë euro.
“Nëse i shikon çmimet e sotme dhe e mban mend se Toni kaloi te Reali për vetëm 25 milionë euro, atëherë mund të thoni se ai është blerja e shekullit për Realin”, ka thënë Volker Struth për “Sport Bild”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: