Më thuaj skuadrën e preferuar të të them çfarë mashkulli je

Më thuaj skuadrën e preferuar të të them çfarë mashkulli je

12:58, 13/09/2017

Në Shqipëri futbolli është sporti më i ndjekur nga të gjithë, veçanërisht për meshkujt. Pjesa më e madhe e meshkujve shqiptar janë tifoz të skuadrave italiane, pasuar nga ato gjermanet dhe pjesa më e vogël tifoz të skuadrave spanjolle. Mund të duket absurde po përveç skuadrës së preferuar, këta meshkuj kanë edhe karakteristika të tjera të ngjashme në karakter. Ky nuk është një studim i bazuar në fakte shkencore, dhe as një artikull për tu marrë personalisht, por nga vëzhgimet e bëra dhe një dozë e vogël humori, nga tifozeria kemi bërë edhe pak psikologji të personalitetit.

1 – Tifozët e Juventusit: Këta janë edhe pjesa më e madhe e tifozëve në Shqipëri. Pjesa më e madhe e tyre janë të fiksuar pas futbollit. Nëse luan Juventusi mos guxo ti biesh telefonit, dhe aq më pak ti kërkosh ndonjë favor të tipit “O mua o Juventusin” , zgjedhja është e qartë. Ata urrejnë me shpirt Interin dhe Milanin dhe në Kampinatin Botëror ose Europian janë tifoz të çmendur të Italisë, më shumë se vetë italianët. Loti i fundit që kanë derdhur ka qenë ditën kur Del Piero u largua nga futbolli. 

2 – Tifozët e Interit: Kjo kategori vjen pas tifozëve juventin. Në përgjithësi tifozët e Interit janë të çmendur pas “Tironës”, po i thirre për kalçeto janë gati të lënë çdo gjë dhe me juventinët kanë një luftë të ftohtë, ama kohët e fundit nuk para ndihen shumë duke qenë se Interi u ka ulur kokën. Në fakt sa her luan Interi këta meshkuj zbrazin edhe kuletën pasi gjithmonë vendosin loto për Interin edhe pse thellë brenda vetes e dinë që janë të humbur. Në botëror janë tifozë të çmendur të Brazilit, ndërsa në Evropian e kanë me dy mendje, por kryeson Holanda. Janë më pak radikalë se tifozët e Juventusit, pasi bën vaki edhe ta hapin telefonin kur luan Interi.

3 – Tifozët e Milanit: Këta edhe pse të pakët në numër janë besnik të Milanit. Shohin me emocion çdo ndeshje, dhe në fund kujtojnë kohët e arta të skuadrës së tyre të zemrës. Janë disi më të distancuar nga futbolli dhe i shohin ndeshjet për kënaqësi. Shumica e milanistëve e kanë tradhtuar me kohë skuadrën e tyre për skuadrat gjermane. Në botëror ose evropian këta janë edhe më të çmendurit pas Gjermanisë. Në përgjithësi i duket vetja sikur vlerësojnë futbollin e vërtetë dhe e shprehin me krenari këtë gjë. Janë pak delirant kur vjen puna te gjërat e veta, po nuk janë çuna të këqinj.

4 – Tifozët e Romës: Zakonisht i përkasin një brezit të viteve 80-90. Janë meshkuj që e shohin futbollin për qejf, por nuk janë radikal dhe lehtësisht mund ti shkëpusësh kur ka ndeshje. Shumica e tyre janë adhurues të Francesco Totti-t dhe në fakt këta marrin vesh më shumë nga futbolli se sa pjesa tjetër. Në logjikë kanë notën më të lartë se të tjerët.

5 – Tifozët e Barcelonës: Këta janë të rrallë në Shqipëri dhe pëlqejnë futbollin e bukur dhe me klas. Asnjëherë nuk i gjen të lënë pas dore gjërat e rëndësishme për një ndeshje futbolli, sepse dinë ti ndajnë gjërat. Shumica e tyre janë intelektualë të cilët e pëlqejnë futbollin aq sa duhet, pa e tepruar. Me këta meresh vesh më mirë.

6 – Tifozët e Realit – Shumica e tyre janë adhurues të Christiano Ronaldos jo të vetë Realit. Po nuk fituan hajde dëgjoi më vonë se si gjejnë 100 justifikime. Janë të pakët në numër dhe Reali nuk është skuadra e tyre e zemrës, po thjesht një skuadër për ta pasur. Nuk janë të fiksuar pas futbollit, nuk para e kuptojnë shumë, dhe si të dashur nuk të lënë kurrë pas dore për futboll.

7 – Tifozët e Bayern Munich: Këta janë meshkuj snob, pëlqejnë gjithmonë të fitojnë dhe nuk para i gjen duke parë ndeshjet nëpër loto. Janë tifozë të flaktë të Gjermanisë, dhe nuk mund t’i thuash dot lehtë që e kanë gabim sepse nuk e pranojnë kurrë. Po luajti Bayern, mos i shqetëso dhe aq më keq nëse humb sepse të gjithë nervat që kanë mund të ti shprehin ty.

8 – Tifozët e skudrave angleze: Pa dallim skuadre këta meshkuj kanë një gjë të përbashkët, nuk janë të çmendur pas futbollit, mund ta shohin kur kanë kohë dhe në shumicën e rasteve janë të ftohtë dhe shumë të heshtur. Pjesa dërrmuese e tyre nuk ndihen fare në tavolinë dhe e ke të vështirë ta dallosh nëse janë ose jo tifoz. Mos prisni të shprehin emocione dhe nëse dyshoni se kanë ndjenja robotike, nuk jeni të vetmit./ Opinion

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment