Ancelotti ‘shpërthen’ ndaj gjestit të Ribery: Nuk do të lejoj...

Ancelotti ‘shpërthen’ ndaj gjestit të Ribery: Nuk do të lejoj...

11:09, 13/09/2017

Franck Ribery prishi festën e Bajernit. Anësori francez e humbi durimin dhe e ka hedhur fanellën pasi u zëvendësua në minutën e 77’ në ndeshje kundër Anderlecht të vlefshme për Champions League.

Në fund të ndeshjes, trajneri italian u pyet rreth kësaj ngjarjeje dhe e pranoi se çdo lojtar dëshiron të luajë tërë kohën, por insistoi se nuk do të lejojë sjellje të tilla arrogante në publik, shkruan SYRI.net.

“Ribery qe i ndëshkuar me karton të verdhë, prandaj vendosa ta mbroja dhe ta pushoja. Ai u zemërua, por ai nuk mund të reagojë në atë mënyrë”, ka thënë Ancelotti.

Kujtojmë që Bajerni fitoi me rezultatin 3-0 në ndeshjen e parë këtë sezon në Champions League.

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment