Përfundon rikonstruksioni i 'Niko Dovanës', ja si duket stadiumi i Durrësit Stadiumi 'Niko Dovaa"

Përfundon rikonstruksioni i 'Niko Dovanës', ja si duket stadiumi i Durrësit

11:24, 02/09/2017

Teuta e Gugash Maganit vijon me ambicie të mëdha përgatitijet për sezonin e ri futbollistik. Ekipi durrsak pas një viti të trazuar, me mbijetesën që u sigurua vetëm në javën e parafundit, ka bërë revolucion në organikë, duke afruar elementë cilësore me objektiva maksimale.

Formacioni i Maganit edhe pse për momentin nuk shihet si një rival për trofe, synon te befasojë ekipet më të mira të superiores. Paralel me ndërhyrjet në skuadër, drejtuesit e klubit kanë investuar për përmirësimin e kushteve të Niko Dovanës, që pritet të licencohet edhe për Kupat e Europës.

Fakt ky që vërteton se Teuta e ka marrë shumë seriozisht sezonin e ri. Janë rikonstruktuar ambientet e brendshme, dhomat e zhveshjes por edhe fasada, që do t’i japin pamje krejtësisht të re këtij stadiumi. Gjithashtu janë krijuar ambientet e përshtatshme për gazetarët, ndërsa në tribunën përkarshi janë vendosur stolat.

Ky investim në infratrukturë do t’i japë mundësi Teutës që nëse merr pjesë në Kupat e Evropës, sezonin e ardhshëm, ndeshjet brenda t’i zhvillojë pikërisht në “Niko Dovana”./portali DurresLajm

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco