Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ Ndodh befasia, ja formacioni i Shqipërisë në ndeshjen kundër Lihtenshtajnit

FOTO/ Ndodh befasia, ja formacioni i Shqipërisë në ndeshjen kundër Lihtenshtajnit

11:22, 02/09/2017

Trajneri i ri, Kristian Panuçi, i cili ndoshta e ndien veten me fat që në debutimin e tij do të ketë përballë një skuadër që ka katër vite pa arritur fitore, ka menduar të përdorë variantin taktik 4-3-3.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Ndaj një Kombëtareje modeste si Lihtenshtajni, kuqezinjtë natyrshëm do të përqendroheshin totalisht në fazën ofensive. Trajneri i ri, Kristian Panuçi, i cili ndoshta e ndien veten me fat që në debutimin e tij do të ketë përballë një skuadër që ka katër vite pa arritur fitore, ka menduar të përdorë variantin taktik 4-3-3.

Deri dje dilemat për formacionin kanë qenë të mëdha, pasi vareshin edhe nga gjendja e sulmuesit Armando Sadiku. Në seancën e fundit në “Elbasan Arena”, bomberi kuqezi u stërvit i diferencuar. Burime të “Panorama Sport” pranë stafit teknik kanë bërë të ditur se gjasat janë që ai të ruhet për ndeshjen me Maqedoninë.

Edhe pse viroza që e kishte kapur tashmë mund të quhet e kaluar, trajneri Panuçi nuk dëshiron që Sadiku të përkeqësojë gjendjen. Në këto kushte, pritet që sulmuesi ta nisë nga stoli, por edhe për këtë do të vendoset pak orë para ndeshjes, pasi mund të mos grumbullohet fare.

Një ide është që të jetë në stol dhe, në varësi të rezultatit, gjithnjë në rast se Shqipëria has probleme me Lihtenshtajnin, ai të hidhet në fushë. Gjithçka mbetet për t’u parë, në një kohë që Panuçi e ka bërë tashmë zgjedhjen për sulmin.

Vendin e Sadikut në majë pritet ta marrë Azdren Llullaku, i cili shikohet nga italiani si më i përshtatshmi për të bërë rolin e qendërsulmuesit. Si për ironi të fatit, këtë herë mungojnë tre sulmues të mirëfilltë si Sadiku, Balaj dhe Cikalleshi.

Image

TË TJERËT - Etrit Berisha do të jetë titullar në ndeshjen ndaj Lihtenshtjanit. Pas dy takimeve të nisura nga minuta e parë kundër Italisë dhe Izraelit, Thomas Strakosha do të ulet në stol. Panuçi i ka besuar eksperiencës më të madhe që ka portieri i Atalantës, edhe pse ai i Lacios po kalon një moment të shkëlqyer në kampionatin italian.

Katërshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Hysaj në të djathtë dhe Agolli në të majtë. Në qendër e vetmja dilemë është nëse në krah të Mavrajt do të luajë Ajeti apo Gjimshiti. I pari është më i avantazhuar, por kjo mbetet për t’u parë.

Në mesfushë, në rolin e një shkatërruesi do të jetë Abrashi, ndërsa Basha dhe Memushaj do të ndërtojnë gjithçka. Nga krahët e sulmit Panuçi ka preferuar Roshin dhe Grezdën. Ndërkohë, ndryshimi i madh është që në krahasim me De Biazin, Panuçi nuk e preferon Kukelin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco