Spanjë-Itali/ Fenomeni Ronaldo, i mahnitur nga Buffon e Belotti: Të jashtëzakonshëm

Spanjë-Itali/ Fenomeni Ronaldo, i mahnitur nga Buffon e Belotti: Të jashtëzakonshëm

10:58, 02/09/2017

Spanja do të ndeshet sot me Italinë në një takim që mund të jetë përcaktues për kualifikimin në botërorin e vitit të ardhshëm. Fenomeni Ronaldo, i cili ka luajtur në të dy vendet, sheh vendasit si favoritë, “por vetëm pak”.

“Luhet në Madrid, ku Italia nuk ka fituar prej 70 vjetësh, plus që Spanja mund t’ia lejojë vetes edhe të mos fitojë, i mjafton barazimi. Që kur theu “tabunë Italia”, Spanja ka fituar pothuajse gjithmonë në ndeshjet e rëndësishme”, thotë në një intervistë me La Gazzetta dello Sport Ronaldo, i cili vlerëson jo vetëm mbrojtjen e Italisë, por edhe sulmin, veçanërisht Belottin.  

“Ai që shënon kështu nuk është vetëm i zoti, por ka edhe shumë besim. Italisë i duhej pikërisht kjo, besimi për të synuar gjëra të mëdha. Edhe Insigne më pëlqen shumë, mund të befasojë”.

Ndërkaq braziliani fjalët më të mira i rezervon për portierin Buffon.

"Një fenomen, dhe kur e them unë... Sa herë kam luajtur kundër tij, apo kur e kam parë të luajë, kam pasur ndjesinë se i jep skuadrës së tij një siguri të jashtëzakonshme. Me kalimin e viteve është përmirësuar, edhe për shkak se ka karizmë, di të flasë me një shikim dhe në fushë buzëqesh gjithmonë”, shprehet Roni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco