FOTO/ Tronditet Dinamo Zagreb, atentat zyrtarit të klubit para ndeshjes me Skënderbeun

FOTO/ Tronditet Dinamo Zagreb, atentat zyrtarit të klubit para ndeshjes me Skënderbeun

16:41, 22/08/2017

Këshilltari i Dinamos së Zagrebit, Zdravko Mamic, i ka shpëtuar për mrekulli sot një atentati i cili mund t’i merrte jetën.

Mediat kroate bëjnë të ditur se ish-drejtori ekzekutiv i Dinamos, aktualisht këshilltar pranë këtij klubi, u qëllua me armë zjarri në një pritë që i ishte bërë në Tomislavgradit (Bosnjë dhe Hercegovinë) teksa ndodhej në afërsi të varreza për të vizituar varrin e babait.  Pas plagosjes ai u dërgua menjëherë në spital pasi kishte marrë plagë në parakrah.

Mamiç ka mbajtur edhe postin e presidentit të klubit disa sezone më parë, po për shkak të disa problemeve me drejtësinë ai nuk është më i tillë.

Sipas “Jutarnji list”, policia ka nisur një hetim dhe aktualisht është në vëzhgim për atentatorin. Zëdhënësi i Dinamos tha se ata nuk kishin asnjë koment për ngjarjen.

Kreu i Qendrës Shëndetësore, Dr. Ivan Bagariç, konfirmoi se Mamiç kishte një hemorragji të rastit dhe ishte jashtë rrezikut të jetës.

Ekipi mjekësor me Dr. Vlada Tabak nga qendra shëndetësore në Tomislavgrad, thanë se plaga u shërua dhe gjakderdhja u ndal. Pasi u dërgua në Qendrën Shëndetësore, Mamiçc u largua nga spitali me kërkesën e tij dhe udhëtoi për në Zagreb.

Dinamo e Zagrebit do të luajë të enjten në “Elbasan Arena” ndeshjen e kthimit me Skënderbeun, të vlefshme për turin e fundit eleminues të Europa League, ndërsa ngjarja e sotme e ka tronditur klubin kroat.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco