Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Champions League/ Ja cilët janë shqiptarët që ëndërrojnë fazën e grupeve

Champions League/ Ja cilët janë shqiptarët që ëndërrojnë fazën e grupeve

16:33, 22/08/2017

Champions League do të mësojë edhe skuadrat e fundit që do të kualifikohen për të qenë në fazën e grupeve gjatë këtij edicioni.

Krahas klubeve që e kanë siguruar elitën e futbollit europian me anë të klasifikimit në kampionatet respektive, ka edhe klube që u duhet të sigurojnë biletën për në grupe me anë të përballjeve “play-off”.

Prej këtyre ekipeve, ka disa shqiptarë që do të synojnë të jenë në kampionatin elitar. Sot, Elseid Hysaj, Sokol Cikalleshi dhe Besnik Hasi do të vihen në kërkim të kualifikimit në Champions.

Mbrojtësi i Napolit duhet të ruajë triumfin 2-0 përballë Nicës, ndërkohë që Cikalleshi me Basaksehir do të luajnë në transfertën spanjolle përballë Sevijas. Olimpiakos udhëton drejt Rijekës me rezultatin 2-1 në favor.

Nesër, skuadra e kapitenit të Kombëtares, Ansi Agolli, do të zbresë në fushë për të përmbushur ëndrrën e madhe: kualifikimin në Champions.

Skuadra e mbrojtësit kuqezi do të duhet të udhëtojë drejt Danimarkës për të ruajtur fitoren 0-1 në sfidën e parë përballë Kopenhagenit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco