Gjykatësi ‘Calciopoli-t’ thyen heshtjen: Scudetto 2005/06 që iu dha Inter-it, një gabim fatal

Gjykatësi ‘Calciopoli-t’ thyen heshtjen: Scudetto 2005/06 që iu dha Inter-it, një gabim fatal

14:52, 21/08/2017

Carlo Porceddu, një nga gjyqtarët që drejtoi gjyqin e Calcopoli-t në 2006, është shprehur se Scudetto i Juventus që iu dha Inter ishte një gabim shumë serioz. Gjyqi duhet të bëhej me shpejtësi gjatë verës së 2006 kështu që kalendari i sezonit tjetër mund të ishte gati sa më shpejt.

Si pasojë Juventus-it iu hoqën dy tituj dhe u dërgua në Serie B – me titullin e 2004/05 që nuk iu dorëzua askujt dhe 2005/2006 që iu dha Inter-it. Zikaltrit përfunduan kampionatin e atij viti në vend të tretë, por vendit të dytë AC Milan iu hoqën pikë gjatë gjyqit. Tifozët e Inter e quajnë atë titull si “Scudetto Moral” ndërsa ata të Juventus e quajnë “Scudetto Kartoni”, shkruan telesport.

Tani Porceddu, i cili ishte një prej gjyqtarëve në gjyqin e Calcopoli-t dhe tani zv.presidenti i Gjykatës Federale të Apelit, ka thyer heshtjen. “Revokimi i titullit të Juventus-it 2005/06 duke ia kaluar Inter-it ishte një gabim fatal,” shprehet Porceddu për L’Unione Sarda. 

“Duhet të kishim studiuar më në detaje Moggiopoli-n, por ne në Gjykatën Federale kishim sanksione të limituara për Juventus. Komisioneri i Federatës së atëhershme Guido Rossi përzgjodhi një grup shokësh, njëri prej të cilëve ishte pjesë e bordit drejtues të Inter, dhe ai titull iu revokua Juventus dhe duke iu caktuar Inter-it. Për mendimin tim ishte një gabim serioz.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco