E pa Romën për herë të parë si zyrtar i klubit, ja çfarë thotë Francesco Totti

E pa Romën për herë të parë si zyrtar i klubit, ja çfarë thotë Francesco Totti

09:37, 21/08/2017

Roma dje e filloi kampionatin me fitore, duke e mposhtur Atalantan 1:0 si skuadër mike.

Për legjendën e klubit, Francesco Totti, kjo ishte ndeshja e parë që e sheh si zyrtar i Romës dhe jo si futbollist.

Ai u shpreh i emocionuar pas ndeshjes, duke theksuar që e kishte shumë të vështirë.

“Sa e vështirë ta shoh Romën nga tribunat, por duhet të mësohem. Fitore e rëndësishme ndaj një skuadre shumë të fortë. Na pret një kampionat i gjatë”, deklaroi Totti pas ndeshjes.

Roma e mposhti Atalantan 1:0 me golin e Aleksander Kolarov. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco