FOTO/ Edhe teknologjia gaboi! Hysaj u ndëshkua ...

FOTO/ Edhe teknologjia gaboi! Hysaj u ndëshkua ...

13:36, 20/08/2017

Mendohej se përdorimi i teknologjisë së VAR do t’i jepte fund shumë polemikave në kampionatin italian që njihet për debate të pafundme rreth episodeve të ndeshjeve.

Por specialistët e futbollit italian insistojnë se edhe VAR gjithsesi mbetet çështje interpretimit dhe gabon.

Shembulli më i qartë ishte penalltia që u dha dje kundër Napolit, pas faullit të Hysajt ndaj Besa, për të cilin mbrojtësi shqiptar i ndëshkua edhe me karton të kuq.

Ish-gjyqtari italian, Graciano Çezari, ka deklaruar për “Mediaset Premium” menjëherë pas ndeshjes se gjyqtari kishte gabuar. “Edhe pse VAR ia konfirmoi, shihet qartë që Besa kapet te fanella e Hysajt, është ai që nis faullin. Ndaj Hysaj në këtë rast është ndëshkuar pa të drejtë. Specialistët e VAR, kur i konfirmuan gjyqtarit penalltinë, kanë gabuar”, tha ai.

I njëjti qëndrim edhe nga specialistët e “Sky Sport” në analizën pas ndeshjes. Mauricio Kompanjoni dhe Luka Markexhani, kanë analizuar pamjet duke treguar se në fillim të aksionit, futbollisti i Veronës tërhiqte lojtarin shqiptar para se ky të bënte faullin që u gjykua si penallti. Me pak fjalë, Elseid Hysaj shkruan emrin e tij në historinë e Serisë A, pasi regjistroi gabimin e parë në aplikimin e VAR.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco