Perisiç me kontratë milionere me skuadrën e sezonit të ri

Perisiç me kontratë milionere me skuadrën e sezonit të ri

11:10, 20/08/2017

Pavarësisht ofertave të shumta të ardhura drejt tij, Ivan Perisiç ka vendosur që të qëndrojë tek Interi.

Lajmi konfirmohet nga “Sky Sport”, që shkruan se kroati është pranë rinovimit të kontratës.

Interi ka refuzuar 55 milionë euro nga Manchester United për 28-vjeçarin.

Perisiç është pranë rinovimit të kontratës deri më 2021, ku do të fitojë 5 milionë euro në sezon.

Kontrata e tij aktuale skadon më 2020, por frika që mund t’ia rrëmbejë dikush tjetër anësorin, ka bërë që Interi t’i ofrojë rinovim me përmirësim të kushteve financiare. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco