Futbollisti i Shkëndijës tregon se çfarë i thanë lojtarët e Milanit për videon e famshme

Futbollisti i Shkëndijës tregon se çfarë i thanë lojtarët e Milanit për videon e famshme

10:38, 20/08/2017

Olsi Teqja ka përjetuar një sërë ndjenjash mbrëmjen e të enjtes.

Nga njëra anë po luante në stadiumin “San Siro” kundër skuadrës së Milanit për të cilën po bënte tifo dhe nga ana tjetër i duhej të limitonte humbjen e thellë që po pësonte Shkëndija e tij.

Futbollisti tiranas u bë i famshëm te skuadra e Laçit fillimisht, për aftësinë e tij të të luajturit në mbrojtje dhe mesfushë, por më pas u rikthye te klubi mëmë, Tirana.

“Po. Shorti më ra që në fund të ndeshjes të bëja testin antidoping dhe aty pata mundësi që të bisedoja me lojtarë të ndryshëm. Fola me Çalhanoglun, Borinin, Muzakion dhe Bonaventurën”.

“Ishin biseda të çastit, të shkurta dhe miqësore. Më uruan për paraqitjen që kishim bërë deri në këtë fazë. Batutë për videon e famshme? Po, me Muzakion. Meqenëse është me origjinë të largët shqiptare, i kujtova që kemi edhe në një Muzakë në Shqipëri (qesh)”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco