‘Camp Nou’ blindohet pas atentatit në Barcelonë, lojtarët me fanella speciale

‘Camp Nou’ blindohet pas atentatit në Barcelonë, lojtarët me fanella speciale

23:36, 19/08/2017

Barcelona do të debutojë nesër në mbrëmje në La Liga ndaj Real Betis, por vigjilja e kësaj sfide në qytetin spanjoll nuk është aspak e mirë. Jo vetëm pas zhgënjimit në dy ndeshjet e Superkupës, largimit të Neymar dhe dëmtimit të Luis Suarez, por mbi të gjitha pas atentatit të pak ditëve më parë, ku humbën jetën 13 persona.

Një sulm terrorist i ISIS, që krijoi mjaft panik mes qytetarëve dhe turistëve që vizitojnë këtë qytet. Ndaj policia katalanase ka vendosur që të shtojë ndjeshëm masat e sigurisë në prag të ndeshjes Barcelona-Real Betis, për të evituar një tragjedi tjetër, shkruan telesport.

Ndeshja do të luhet në stadiumin legjendar “Camp Nou”, ku mediat spanjolle shprehen se masat e sigurisë do të jenë në nivelet më të larta.

Federata Spanjolle e Futbollit ka lejuar lojtarët që të mbajnë në fushë një shirit të zi në kujtim të viktimave, ndërkohë që edhe fanellat që do të mbajnë lojtarët janë të veçanta.

Në pjesën e përparme do të jetë e shkruar “Totssom Barcelona” (Jemi të gjithë Barcelona) dhe në pjesën e pastme, në vend të emrave do të jetë shkruar vetëm Barcelona. Pritet që stadiumi të jetë plot për këtë ndeshje, pra 100 mijë shikues për të mbështetur Messi me shokë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco