VIDEO/ Ndeshje e ‘çmendur’, Atletico shënon dy gola në fund me 10 lojtarë

VIDEO/ Ndeshje e ‘çmendur’, Atletico shënon dy gola në fund me 10 lojtarë

22:14, 19/08/2017

Atletico Madrid ka arritur të marrë një barazim ‘të artë’ 2-2 në fushën e Gironas.

Në pjesën e parë Stuani shënon dy gola të shpejtë për vendasit në minutën e 22 dhe 25 duke çuar ekipin e tij në avantazh të dyfishtë në dhomat e zhveshjes.

Në minutën e 68 Griezmman ndëshkohet me karton të kuq duke i bërë shumë të vështirë gjërat për Atleticon.

Djem e Simeones patën forcën për të reaguar duke shënuar në minutën e 78 me Correa dhe 85 me Jimenez.

Vlen për t’u përmendur super pritjet e Jan Oblak që i mohuan golin e tretë Gironës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco