Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Arrestohet futbollisti shqiptar në Itali

Arrestohet futbollisti shqiptar në Itali

18:44, 18/08/2017

Elvis Kabashi arrestohet nga policia italiane pas një aksidenti automobilistik në të cilin ish-futbollisti i Juventusit është përfshirë mëngjesin e sotëm në Forte dei Marmi, komuna në provincën e Lucca-s.

Futbollisti 24-vjeçar, i cili disa vite më parë refuzoi të luante me Shqipërinë, sot në orën 1:30 të mëngjesit ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Mercedes” u përfshi në një aksident me pasojë plagosjen e tre personave.

Kabashi rezultoi pozitiv në testin e alkoolit dhe sipas mediave italiane, 24-vjeçari është shoqëruar për në komisariat.

Sipas policisë italiane, Kabashi ishte duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara kur goditi nga pas një “Fiat 500” që drejtohej nga një turist arab. Pas përplasjes, automjeti i futbollistit shqiptar është hedhur në anën tjetër të korsisë duke goditur një motor tip “Scooter”.

Si pasojë e aksidentit mbeti e plagosur një 33-vjeçare e cila është në gjendje të rëndë, ndërsa mediat italiane bëjnë me dije se ndodhet në reanimacion në spital. Një 41-vjeçar dhe një vajzë e re mbetën të plagosur, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Elvis Kabashi, aktualisht është pa skuadër pas përfundimit të periudhës së huazimit nga skuadra e Pontedera në Ligën e Tretë të Italisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco