‘Ronaldo bëhet më i fortë kur e lëndojnë’

‘Ronaldo bëhet më i fortë kur e lëndojnë’

18:25, 18/08/2017

Cristiano Ronaldo do të mungojë edhe katër ndeshje të tjera, pas veprimit që bëri në “El Clasico”, duke shtyrë gjyqtarin pas kartonit të kuq.

Portugezi u dënua nga Federata Spanjolle e futbollit me 5 ndeshje, por te njëra tashmë e ka vuajtur dënimin, në fitoren 2-0 ndaj Barcelonës në “Santiago Bernabeu”.

Marco Asensio thotë se Ronaldo nuk bëri asgjë ndaj gjyqtarit dhe ka kërkuar nga të gjithë që të kenë kujdes, pasi sipas tij, “Cristiano është më i fortë kur e lëndojnë”.

“Cristiano është i shkëlqyer, një ndër njerëzit më të fortë që kam njohur. Pezullimi është dënim i rëndë për të, por edhe për gjithë ekipin sepse kemi humbur lojtarin më të mirë për disa javë”, tha fillimisht Asensio.

Nëse shikon xhirimet, është e qartë se ai nuk simuloi dhe nuk është dashur të ndëshkohet. Po ashtu ai nuk ishte agresiv ndaj gjyqtarin dhe për ato lloj gjestesh nuk besoj se është dashur të pezullohet. Ai ka mbështetjen e të gjithëve. Por, duhet të keni kujdes, pasi Ronaldo është më i fortë kur e lëndoni”, tha Asensio.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco