Foto/ E bujshme, pas Moggit e Iulianos, Partizani nis bashkëpunimin me legjendën e Brazilit

Foto/ E bujshme, pas Moggit e Iulianos, Partizani nis bashkëpunimin me legjendën e Brazilit

17:33, 18/08/2017

Partizani vazhdon të realizojë bashkëpunime të bujshme në futbollin botëror. Pasi afroi në staf drejtues si Luciano Moggi, këtë herë klubi i kuq ka “goditur” me një kampion bote.

Presidenti Gaz Demi ka qenë i ftuar personal i ish-sulmuesit të kombëtares se Brazilit, Bebeto, në shtëpinë e këtij të fundit në Rio. Në këtë takim, vërehet edhe që Bebeto ka veshur fanellën e klubit të kuq, e cila është e firmosur nga të gjithë futbollistët.

Faqja e Partizanit, kanë bërë me dije se Bebeto, i cili tashmë është një politikan i rëndësishëm, duke u zgjedhur Senator në zonën e Rio de Zhaneiro, i ka siguruar Partizanit bashkëpunim me një nga akademitë më prestigjioze të Brazilit, prej së cilës kanë dalë yje të futbollit ndërkombëtar.

Mësohet se marrëveshja për të afruar lojtarë të nivelit të lartë mund të konkretizohet që në këtë verë. Te Partizani pritet të vijë edhe një futbollist i Kombëtares U-21 të Brazilit, i cili luan edhe në Superligën e këtij vendi.

Bebeto gjithashtu pritet të vijë në Shqipëri, me ftesë të presidentit të Partizanit, Gaz Demi. Pas viteve, ku yje dhe legjenda të futbollit ndiqeshin me admirim nga ekrani i televizorit, tashmë po bëhet e mundur që ata të bashkëpunojnë edhe me klube shqiptare.

Një tregues, që jep garanci se e ardhmja e futbollit në vendit tonë do jetë e suksesshme. Dhe mbi te gjitha, po bëhet një marketing i jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare për vendin tonë, pikërisht prej marrëveshjeve me njerëz që kanë lënë gjurmë në historinë botërore të këtij sporti.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Comi19/08/2017 18:43

Si gjithmone fryrje dhe rrena pa kufi. Lojtaret e superliges braziliane si Neymar Jr., Jesus etj luajne kerkohen ne kampionate te nivele shume te larta dhe me cmime blerjeje dhjetra milione euro, si dhe me paga milioneshe eurosh. Bebeto do te na sjelle lojtarin e U 21 te Brazilit per te marre ndonje krrodhe buke. Mos u beni karagjoze me keto lajme se beheni me qesharake. Comi paska takuar Bebeton !!!! E ca pastaj, pune e madhe. Edhe Bleona ka takuar Trump, ka bere seks me Van Dam(keshtu ka deklaruar te Cani) eshte rraskapitur duke u lodhur, e si perfundim ka me shume foto me yjet se sa Comi qe u be 6 vjet qe e ka Partizanin dhe asgje. Mos perfundoje si Bert Xhani ose Refik Halili. Ti leje denglat por te bleje lojtare dhe ti paguaje , jo duke marre borxh nga kontaktet e Moxhit. Se mos na e le Bebeton pa pune dhe na e sjell manaxher te Partizanit ose i jep ca aksione si garanci per pagesen.

Shto koment

Denonco