VIDEO/ Skënderbeu merr rezultat spektakolar në Kroaci. Ja si e komenton Sali Berisha

VIDEO/ Skënderbeu merr rezultat spektakolar në Kroaci. Ja si e komenton Sali Berisha

22:14, 17/08/2017

Skënderbeu ka arritur një rezultat magjik brumjen e sotme në ‘Maksimir’ përballë Dinamos së Zagrebit ku ka barazuar 1-1.

Skuadra korçare ka zhvilluar një lojë mjaft të bukur dhe ishte shumë pranë fitores, por vetëm një gol në minutën e fundit e vendasve i prishi festën e madhe Skëndërbeut.

Pas kësaj ndeshjeje historike ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një postimi në Facebook, ka uruar skuadrën korçare për rezultatin.

Berisha ka theksuar se sot Skëndërbeu arriti në lartësinë e emrit të tij.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Berisha:

Skënderbeu në lartësinë e emrit, Një barazim sa një fitore!

Urime të përzemerta trajnerit, kapitenit, golashënuesve dhe të gjithë lojtareve për lojën dinjitoze, barazimin sa një fitore! sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco