Merr fund dilema për Diego Costa, mësojeni kush është klubi i ri

Merr fund dilema për Diego Costa, mësojeni kush është klubi i ri

18:28, 16/08/2017

Sulmuesi spanjoll, Diego Costa, do të kthehet te ish-skuadra e tij Atletico Madrid, për t’u larguar kështu pas tre viteve nga Chelsea.

Spanjolli nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte, pavarësisht se vitin e kaluar ndihmoi skuadrën të fitonte titullin e Premierligës.

Sipas “Daily Mail”, Chelsea dhe Atletico kanë arritur marrëveshje për transferimin e Costas për 45 milionë euro.

Lojtari momentalisht gjendet në Brazil, por në ditët e ardhshme do të udhëtojë për në Madrid, ku do të nënshkruajë kontratë me Atleticon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco