FOTO/ Juventus nxiton të prezantojë blerjen e re

FOTO/ Juventus nxiton të prezantojë blerjen e re

17:54, 16/08/2017

Blaise Matuidi do të bëhet shumë shpejt një futbollist i Juventusit, pasi ka zbarkuar në Torino për të kryer vizitat mjekësore me bardhezinjtë para se të nënshkruajë kontratën me ta.

Vetë klubi italian ka bërë të ditur se futbollisti ishte pranë firmës, duke publikuar në rrjetet sociale video nga momenti kur ai dilte nga aeroporti i Torinos për të shkuar drejt “J-Medical” për të kryer atje vizitat e detyrueshme mjekësore.

Lojtari do të transferohet nga PSG për shumën e 20 milionë eurove, si dhe disa bonuse që kanë lidhje me paraqitjen e tij individuale dhe atë ekipore.

Matudi do t’i garantojë Juventusit një alternativë më shumë për Khedirën dhe Markision, sidomos duke pasur parasysh faktin se të dy mesfushorët e qendrës janë dëmtuar vazhdimisht në vitet e fundit duke lënë pa alternativa trajnerin Allegri.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco