Sulë, titulli fitohet në fushë...

Sulë, titulli fitohet në fushë...

15:04, 16/08/2017

Nga Ervin Baku

Dhe atë titull, të cilit ti i referohesh, e fitoi Skënderbeu. Skuadra më e mirë shqiptare e këtyre pesë viteve të fundit. Skuadra që do përfaqësojë nesër Shqipërinë në fazen play-off të Europa League. Unë e kuptoj frustrimin tënd Sulë.

Një çerek shekulli pa titull nuk është pak. Është shumë. Por, më mirë do bëhet. E kuptoj frustrimin tënd. Sepse e vë veten në vendin tënd. Por, nga ana tjetër, nuk do ta kërkoja kurrë atë titull në tavolinë. Titulli u mor në fushë. Me meritë të plotë. Nga skuadra më e mirë shqiptare. Ti e humbe titullin me Ballshin në Tiranë.

Sulë, e di pse nuk do ta kërkoja kurrë atë titull në tavolinë? Sepse FSHF ia hoqi titullin skuadrës fituese në menyrën më absurde dhe të turpshme. SKANDAL... Për gjashtë ndeshje të fituara prej saj. I kam parë të gjashta ndeshjet... Dhe e di pse e bëri FSHF-ja këtë Sulë? Ishte e detyruar. Nuk ka faj në fakt. Ishte e detyruar. Duhej medoemos t'i bindej dhe të ndiqte UEFA-n. Që për herë të parë në historinë e saj dënoi një skuadër. Pa asnjë provë. Pa asnjë telefonatë, asnjë faks, asnjë sms, asnjë whatsapp, asnjë viber, asnjë e-mail. Asgjë. Ndaj u dënua vetëm një vit.

Nuk ka faj FSHF-ja, Sulë. Duhej t'i bindej UEFA-s me servilizëm shembullor dhe me inferioritetin tipik shqiptar... FSHF-ja edhe mund t'ja u japë titullin në tavolinë, Sulë. Sepse jetojmë në Shqipëri. Ku në pritje të të famshmit "Veting", padrejtësia është "Mbret".

Sulë, “mbreti” i vërtetë luan nesër në Zagreb. Dhe pas një jave në Elbasan. Mbreti i vërtetë e fitoi titullin në fushë. Aty ku fitohen. Pyet Moxhin për këtë... Suksese Sulë, ty, Markut dhe Partizanit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco