Dëmtohet Iniesta, mbetet jashtë grupit për ndeshjen kundër Realit në Bernabeu

Dëmtohet Iniesta, mbetet jashtë grupit për ndeshjen kundër Realit në Bernabeu

14:43, 16/08/2017

Shtohen problemet për Barcelonën në prag të ndeshjes kundër Real Madrid në Bernabeu, për Superkupën e Spanjës. Katalanasit duhet të përmbysin humbjen 1-3 të pësuar në Camp Nou, por nuk do të kenë në dispozicion një prej lojtarëve kryesorë, Andres Iniesta.

Klubi ka konfirmuar se Iniesta nuk bën pjesë në grupin që udhëton drejt Madridit, për shkak të një dëmtimi në kofshën e djathtë. Ai luajti 68 minuta në ndeshjen e parë, ku u zëvendësua nga Sergio Roberto, i cili pritet të zërë vendin e titullarit në formacion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco