Milan, superofertë Bayernit për Arturo Vidal

Milan, superofertë Bayernit për Arturo Vidal

11:16, 16/08/2017

Milani bën një superofertë për Arturo Vidal. Surpriza vjen nga Kili, ku televizioni kombëtar TVN njofton se klubi kuqezi i ka bërë një ofertë të pasur Bayernit për mesfushorin, duke i ofruar këtij të fundit një pagë sa dyfishi i asaj që merr aktualisht në Gjermani.

Lajmi deri tani nuk ka gjetur konfirmim në Itali apo në Gjermani, ndërkohë që kuqezinjtë prej kohësh po përpiqen, pa sukses, të marrin portugezin Renato Sanches nga bavarezët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco