FOTO/ Kombëtarja shqiptare fton talentin e Interit. Emri

FOTO/ Kombëtarja shqiptare fton talentin e Interit. Emri

20:34, 12/08/2017

Trajneri i kombëtares shqiptare U-19, Erjon Bogdani, është duke përgatitur listën e futbollistëve që do të ftojë për grumbullim nga data 27 gusht deri më 1 shtator.

Gjatë këtij grumbullimi, ai do të vendosë përfundimisht për grupin e lojtarëve që do të përzgjedhë për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian që do të zhvillohen në datat 4, 7 dhe 10 tetor.

Një nga futbollistët që ka marrë ftesë për në këtë grumbullim është mesfushori i Interit U-19, Armand Rada, njofton Panorama Sport.

Ai është ftuar edhe gjatë grumbullimeve të mëparshme që Bogdani ka bërë me këtë grupmoshë duke u aktivizuar në tri ndeshje miqësore.

Paraqitjet e 18-vjeçarit duket se e kanë bindur Bogdanin ta mbajë afër kombëtares dhe me shumë mundësi ai do të jetë pjesë e skuadrës së përzgjedhur për kualifikueset e tetorit.

Në sezonin e shkuar Rada ishte pjesë e Olginatezes në Serinë D në formë huazimi, ndërsa këtë sezon do të ketë shansin të tregojë vlerat me skuadrën e të rinjve të Interit.

Shqipëria bën pjesë në Grupin 12 dhe ka si kundërshtarë Ukrainën, Malin e Zi dhe Norvegjinë. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen të gjitha në Shqipëri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment