Takaj: Skënderbeu më i dobët, kualifikohemi!

Takaj: Skënderbeu më i dobët, kualifikohemi!

10:50, 28/07/2017

Presidenti i Skënderbeut ndezi puron e radhës pas golit të Latifit, i gëzuar dhe i relaksuar për të shijuar i qetë deri në fund ato pak minuta që kishin mbetur për t’u luajtur në Çeki. Por, kur ende nuk kishte bërë më shumë se pesë thithje, gjithçka i është “prerë në mes”.

Skënderbeu i tij pëson golin e dytë, për më tepër me finte. Pavarësisht se ishte gati ta flakte puron nga inati, Takaj vazhdon ta shijojë, duke qetësuar veten se ka ende edhe një ndeshje. Është presidenti më i suksesshëm në futbollin shqiptar dhe e di mirë se skuadra e tij nuk dorëzohet kurrë.

“Nuk është se bëmë ndonjë lojë të bukur, por barazuam në një moment të mirë. Shënuam në minutën e 86-të, por u ndëshkuam menjëherë pas një minute. Dhe të ndëshkohesh në mënyrë të tillë është një gabim i pafalshëm. Është për të ardhur shumë keq”, shprehet fillimisht i zhgënjyer Takaj në reagimin e tij për gazetën “Panorama Sport”, menjëherë sapo kishte përfunduar takimi.

“Mlada rezultoi ashtu siç e prisnim, një skuadër e fortë. Në Çeki është një prej skuadrave më të forta. Pas tre ekipeve të para kryesuese që janë me buxhete të konsiderueshme, vjen Mlada. Është gjithmonë aty dhe u hap probleme skuadrave të forta të Çekisë”, tregon presidenti korçar opinionin e tij për skuadrën çeke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco