Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Vidal tek Interi? Bajerni zyrtarisht sqaron lajmin: Ja e vërteta...

Vidal tek Interi? Bajerni zyrtarisht sqaron lajmin: Ja e vërteta...

10:23, 28/07/2017

Bajerni i Mynihut është i qartë pasi çdo ofertë e Interit në drejtim të Arturo Vidalit do të ishte e pakuptimtë pasi mesfushori kilian 100% do të qëndrojë në Mynih.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori ekzekutiv i Gjermanisë, Karl-Heinz Rummenigge i cili në një intervistë për “Tuttomercatoweb” përjashtoi në mënyrë kategorike shitjen e Arturo Vidalit, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

“100% unë përjashtoj largimin e Arturo Vidalit. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. Çdo ofertë nga “Nerazzurrët” do të ishte e pakuptimtë, pasi Vidal është i pashitshëm”, u shpreh ai.

"Spalletti? Unë nuk e kam takuar prej kohësh por ajo është një zgjedhje e madhe. Shpresoj që Interi të kthehet në Europë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse një klub si ata duhet të luajë në kompeticionet evropiane”, përfundoi ai.

Kujtojmë që në media është përfolur një ofertë me vlerë 50 milionë euro për të marrë shërbimet e Arturo Vidalit.

/ SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco