Pirlo bën parashikimin për sezonin e ri: Juventusi për kampionat, Milani për Champions

Pirlo bën parashikimin për sezonin e ri: Juventusi për kampionat, Milani për Champions

23:30, 27/07/2017

Andrea Pirlo, ish-futbollisti i Milanit dhe Juventusit ka dhënë një intervistë për “La Repubblica” ku ndër të tjera spikat komenti i tij për kalimin e Leonardo Bonuccit te kuqezinjtë.

“Juventusi edhe pa Bonuccin mbetet skuadra për t’u mundur. Është forcuar me Douglas Costa, Bernardeschin dhe Szczesnyn. Ndoshta do të blejë edhe ndonjë tjetër. Bonucci do t’i shtojë shumë grintë Milanit, gjithashtu edhe personalitet dhe eksperiencë. Juventusit do t’i mungojë teknika e tij në mbrojtje.

A është Milani për titull kampion? Nuk besoj! Kur afron 10 futbollistë gjatë një merkatoje, sado të mirë që ata të jenë është e vështirë të fitosh menjëherë kampionatin. Objektivi do të jetë zona Champions”, ka deklaruar mes të tjerash Andrea Pirlo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco