Shënoi gol në Champions League, por Armando Sadiku tregon përse është i inatosur

Shënoi gol në Champions League, por Armando Sadiku tregon përse është i inatosur

22:37, 27/07/2017

Një debutim me gol në Ligën e Kampioneve është gjithmonë ndjesi e bukur. Por Armando Sadiku nuk ka mundur t’i gëzohet siç duhet kësaj arritje të vogël personale, pasi klubi i tij, Legia e Varshavës, është mundur me shifrat 3-1 në Kazakistan përballë Astanës vendase.

“Jemi të inatosur”, ka pranuar sulmuesi shqiptar. “Nuk duhej të pësonim golin e tretë. Nëse do të mbyllej ndeshja me humbjen 2-1, do të kishim qenë më të qetë.

Në pjesën e dytë kishim mundësi të shënonim një tjetër gol, ndaj jemi vetë fajtorë të kësaj situate. Por nuk ka mbaruar asgjë. Mund të fitojmë 2-0 në ndeshjen e kthimit, por do të duhet të bëjmë më shumë. Nuk duhet të përsëritim gabimet e kësaj ndeshje”, deklaroi Sadiku për mediat polake.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco