Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Europa League, rezultat surprizë i Shkëndijës së Tetovës me ekipin e panjohur

Europa League, rezultat surprizë i Shkëndijës së Tetovës me ekipin e panjohur

20:32, 27/07/2017

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës luajti sot ndeshjen e parë të turit të tretë eliminator të Europa League në transfertë me ekipin e Trakai të Lituanisë.

Skuadra shqiptare që militon në kampionatin maqedonas të futbollit u mund me rezultatin 2-1, teksa mbeti në fund me 9 lojtarë.

Vendasit kaluan që në minutën e parë në epërsi me anë të Maksimov, ndërsa 6-të minuta para fundit të pjesës së parë Shkëndija barazoi rezultatin në 1-1 me golin e Stenio Junior.

Në pjesën e dytë vendësit shënuan edhe golin e dytë, ku sërish golashënues ishte Maksimov.

Deri në fund të takimit Shkëndija mbeti me dy lojtarë më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të Junior 57’ dhe Cuculi 62’.

Shkëndija ka edhe një mundësi për të kaluar në fazën tjetër, kur do të presë skuadrën lituaneze në stadiumin e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco