Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

‘Bomba’ e ditës: Gjigantët italianë kërkojnë Ronaldon, takohen me agjentin

‘Bomba’ e ditës: Gjigantët italianë kërkojnë Ronaldon, takohen me agjentin

12:13, 27/07/2017

“Milani i ri” pritet të rikthehet fuqishëm jo vetëm në Itali por edhe në kompeticionet evropiane pasi po kërkon të transferojë lojtarë të mëdhenj.

Drejtuesit e kuqezinjve gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një takim me agjentin e Cristiano Ronaldo të cilit i kanë kërkuar informacione nëse katër herë fituesi i “Topit të Artë” dëshiron të largohet nga Reali i Madridit, raporton tabloidi britanik "The SUN", shkruan SYRI.net.

Drejtori ekzekutiv i Milanit, Marco Fassone dhe drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli zhvilluan një takim me agjentin e njohur Jorge Mendes.

Sipas asaj që raporton “Sky Sport Italia” ky takim më shumë është zhvilluar për të mësuar dëshirën e Ronaldos sesa për startin e negociatave pasi luzitani do të synohet për tu transferuar gjatë verës së ardhshme.

Nëse do të arrihet marrëveshja atëherë Ronaldo pritet të kushtojë të paktën 200 milionë euro, ndërsa luzitanit do t’i ofrohet një pagë “faraonike” me vlerë 620 mijë euro në javë.

Kujtojmë që Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid për shkak se është i pakënaqur në Spanjë pas akuzave për mashtrim tatimor.

/ SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco