VIDEO / Europa është për Armando Sadikun, gol në debutimin me Legian në Champions

VIDEO / Europa është për Armando Sadikun, gol në debutimin me Legian në Champions

17:42, 26/07/2017

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka shënuar në debutimin e tij me Legian e Varshavës në Ligën e Kampioneve, njofton SYRI.net.

“Bomberi” kuqezi e ka nisur nga stoli ndeshjen me Astanën, por kur rezultati ishte 2-0 për vendësit, tekniku i Legias hedh në fushë në minutën e 70-të shqiptarin.

Vetëm 9 minuta i janë dashur Sadikut për të shënuar, duke ngushtuar diferencën e golave dhe rihapur takimin.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco