Talenti shqiptar shkëlqen në miqësore, bind Simeonen

Talenti shqiptar shkëlqen në miqësore, bind Simeonen

16:55, 26/07/2017

Keidi Bare po bind me paraqitjet e tij në skuadrën e Atletico Madrid. Këtë sezon ai është grumbulluar që nga dita e parë e fazës përgatitore dhe ishte një nga 24 emrat që udhëtoi me ekipin për miqësoren meksikane kundër Tolucas për 100-vjetorin e themelimit të këtij klubi.

Në sfidën e zhvilluar në tokën meksikane, Bare hyri në lojë në pjesën e dytë dhe i mjaftuan vetëm pak sekonda për të krijar shkëndijën e parë.

Po në minutën e 47-të, mesfushori shqiptar dhuroi një top të bukur që nuk u shfrytëzua nga shokët e skuadrës. Ishte sërish Bare që sulmoi thellësinë e zonës së rreptësisë pas një krosimi të ardhur nga e djathta, por nuk arriti ta devijonte topin në rrjetë.

Ndërsa në të 67-ën, talenti kuqezi tentoi nga jashtë zonës, por pa arritur të shënjestronte kuadratin. Praktikisht të gjitha rastet e pjesës së dytë për Atleticon kaluan nga këmbët e Bares.

Talenti shqiptar la një shije të mirë dhe dha sinjale të rëndësishme për trajnerin Diego Simeone, i cili mund t’i besojë më shumë ndeshje zyrtare gjatë sezonit të ri në Primera Division, Champions League apo Kupën e Mbretit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco