VIDEO/ Tifozi serb e qëllon me shishe, lojtari i Olimpiacosit befason me gjestin e tij

VIDEO/ Tifozi serb e qëllon me shishe, lojtari i Olimpiacosit befason me gjestin e tij

09:54, 26/07/2017

Përballja mes Partizanit të Beogradit dhe Olimpiacosit të Pireut pritej të ishte një ‘bombë’ që nuk dihej se kur do të plaste.

Kur gjyqtari italian, Davide Massa i dha fund pjesës së parë, lojtarët u drejtuan drejtë dhomave të veshjes.

Në kohën kur skuadra greke u afruan në tunelin e famshëm, tifozët serb filluan të hedhin sende të forta në fushë, madje një shishe shkoi direkt e në trupin e lojtarit të Olimpiacosit.

Por lojtari ka befasuar të gjithë pasi iu kthye në të njëjtën mënyrë tifozëve që e qëlluan me shishe.

Kaq mjaftoi që lojtarët serb të përfshihen në një sherr masiv me kundërshtarët e tyre.

Kujtojmë që në këtë ndeshje nuk munguan as thirrjet raciste dhe provokuese për trajnerin shqiptar, Besnik Hasi i cili ka marrë drejtimin e Olimpiacosit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco