FOTO/ Kërkohet nga Juventusi, Napoli largon Hysajn me helikopter

FOTO/ Kërkohet nga Juventusi, Napoli largon Hysajn me helikopter

15:06, 25/07/2017

Juventusi është në ndjekje të Elseid Hysajt. Mediat italiane ditën e sotme kanë raportuar se “Zonja e Vjetër” është e gatshme të shpenzojë 50 milionë euro për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar.

Presidenti i Napolit De Laurentis u ka dhënë disa ditë të tjera pushim futbollistëve të tij, teksa pjesa më e madhe e tyre janë larguar nga aeroporti i Veronës.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur me Hysaj dhe disa futbollistë të tjerë që ndryshe nga pjesa tjetër janë larguar helikopter nga qendra stërvitore.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco